Gjuajtje me armë zjarri në Pejë, plagoset një person

  • A.P /
  • 06 September 2020 - 11:48
Gjuajtje me armë zjarri në Pejë, plagoset një person

Një person është plagosur mbrëmjen e të shtunës në Pejë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Pejë, ndërkaq pas plagosjes, i dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal.

Sipas mjekëve, gjendja e viktimës është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku e kishin takuar dhe  viktimën tjetër mashkull kosovar  i cili kishte njoftuar se një predhë  e fishekut e kishte goditur veturën e tij”, ka njoftuar policia.

Ndërkohë, deri më tani nuk është raportuar për ndonjë person të dyshuar e as të arrestuar.

(Kosova Sot Online)