Lexoni edhe:
Grenell: Marrëveshja Kosovë-Serbi, produkt i diplomacisë ndryshe të Trumpit
Një person është therur me thikë të premten në Prishtinë, ndërkaq një tjetër është lënduar si pasojë e rrahjes në mes të disa personave.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Fehmi Agani” në kryeqytet, ku disa persona janë rrahur në mes vete.
Grenell: Marrëveshja Kosovë-Serbi, produkt i diplomacisë ndryshe të TrumpitLexoni edhe:
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndqrkaq sipas mjekëve, gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.
“Është raportuar se ka ndodhur një rrahje në mes të disa personave, si pasojë dy viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime. Njëri prej viktimave kishte marr lëndime të rënda trupore nga ndonjë mjet i mprehtë – thikë. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilat janë duke e hetuar rastin dhe nuk raportohet për të arrestuar.
(Kosova Sot Online)