Një javë nga zhdukja e 80-vjeçarit nga Prishtina, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

  • A.P /
  • 06 September 2020 - 12:28
Një javë nga zhdukja e 80-vjeçarit nga Prishtina, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Enver Bekolli nga Prishtina është zhdukur tash e shtatë ditë. Familjarët e 80-vjeçarit janë duke e kërkuar, por deri tash nuk kanë arritur ta gjejnë. Në kërkim të tij janë vënë edhe Policia e Kosovës dhe FSK’ja

Djali i tij, Sherafedin Bekolli i ka thën se deri tash nuk kanë marrë asnjë informacion se ku gjendet babai i tij.

 

“Ende s’kemi marrë asnjë lajm për të. Sot është disa e shtatë që është zhduk, por që s’kemi mujt me e gjetë. E kanë kërku edhe Policia e FSK’ja, po prapë s’kanë mujt me gjetë. E kemi publiku edhe në rrjete sociale, që nëse e sheh dikush me na njoftu”, ka thënë Bekolli.

Ndërkohë, në rrjete sociale janë publikuar edhe fotografi të të moshuarit dhe janë dhënë informacione se çka kishte pasur të veshur ditën që ishte larguar nga shtëpia.

 “I moshuari kishte veshë këmishë të gjelbër, pantallona të zi dhe kapelë të zëzë si në foto”, thuhet në njoftim.

Kushdo që ka ndonjë informacion rreth të moshuarit mund t’i lajmërojë familjarët në këta numra: 044-649-172 dhe 044-407-943.

(Kosova Sot Online)