Kryeministri Hoti takon Palmerin dhe Lajçakun - ja çfarë pritet të ndodhë në Bruksel

  • A.P /
  • 06 September 2020 - 17:24
Kryeministri Hoti takon Palmerin dhe Lajçakun - ja çfarë pritet të ndodhë në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është takuar sot në Bruksel me Emisarin Special të BE-se për dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajcak, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Matthew Palmer, me të cilët ka diskutuar rreth dialogut.

Hoti ka thënë se është shumë i kënaqur që po sheh koordinim mes BE’së dhe SHBA’së lidhur me marrëveshjen finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Sot në Bruksel takuam Emisarin Special të BE-së për dialog në mes të Kosoves dhe Serbisë, Mirosllav Lajcak, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Matthew Palmer.

Diskutuam për zhvillimet në dialog deri më tani dhe takimin e nesërm të nivelit të lartë. Jam shumë i kënaqur që po shoh koordinim të plotë nëe mes të BE-se dhe SHBA-së lidhur me marrëveshjen finale në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Hoti.

(Kosova Sot Online)