Lexoni edhe:
Berisha: Kjo ishte marrëveshje ku të dyja palët fitojnë duke lëshuar diçka
Një status në rrjetet sociale nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, përmes të cilit ajo është tallur me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin rreth nënshkrimit të Marrëveshjes në Washington, ka nxitur një përplasje të pazakontë midis dy aleatëve tradicionalë, Moskës dhe Beogradit.
Maria Zakharova e ka postuar një fotografi të Vuçiqit në Shtëpinë e Bardhë, duke e vënë përfundi saj një fotografi të Sharon Stone, të një skene në filmin “Basic Instinct”.
Berisha: Kjo ishte marrëveshje ku të dyja palët fitojnë duke lëshuar diçkaLexoni edhe:
Vuçiqi dhe zyrtarët tjerë serbë kanë reaguar me zemërim, në prononcimet për televizionin PINK kanë reaguar me zemërim.
Presidenti serb ka thënë se ai i kishte mbrojtur lidhjet e ngushta me Rusinë në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë blerjen e armëve dhe refuzimin për vendosjen e sanksioneve perëndimore ndaj Moskës.
Edhe politikanë tjerë serbë i kanë dalur në mbrojtje presidentit të Serbisë.
Marko Gjuriqi ka thënë se për dallim prej takimit të shkurtër me Trupin gjatë javës së kaluar, Vuçiqit në një rast i ishte dashur të presë “për më shumë se një orë e gjysë për ta pranuar” presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
“Ky president nuk e ka dhënë as edhe një fjalë të vetme të keqe kundër Rusisë, madje as në atë vend (Shtëpinë e Bardhë)”, ka thënë Gjuriqi.
(Kosova Sot Online)