Aksident në mes të kamionetës dhe motoçikletës në Prishtinë, lëndohet një person

  • A.P /
  • 07 September 2020 - 17:50
Aksident në mes të kamionetës dhe motoçikletës në Prishtinë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Prishtinë, si pasojë e të cilit, një person është lënduar

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 16:00 në udhëkryqin e rrugëve “Xheladin Rekaliu” dhe “Hyzri Talla” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti (kamionetë) dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.

(Kosova Sot Online)