
Lexoni edhe:
Nota verbale nga Izraeli brenda dy javësh- çfarë po komunikonin Prishtina e Tel Avivi muajve të fundit?
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar sot me presidentin e Partive Popullore Europiane, Donald Tusk. Në këtë grupim politik të partive të krahut të qendrës së djathtë bën pjesë edhe LDK.
“Gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, sot jam pritur në takim nga presidenti i Partive Popullore Evropiane (EPP), Donald Tusk, me të cilin biseduam për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, e në veçanti për menaxhimin e pandemisë COVID 19 dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit”, ka thënë Hoti në Facebook për takimin mes ish-kryetarin e Komisionit Europian, polakun Donald Tusk.
“Krahas theksit në zotimin e Qeverisë për luftimin e korrupsionit dhe forcimin e rendit dhe ligjit, biseduam edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe nevojën urgjente për përmbylljen sa më të shpejtë të këtij procesi. Një ndër çështjet e diskutuara në këtë takim ishte edhe procesi i dialogut me Serbinë, me ç’rast shpreha gatishmërinë e institucioneve të vendit për vazhdimin e dialogut, për arritjen e një marrëveshjeje finale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, e cila do të rezultojë me njohje reciproke.”, tregoi Hoti.
“Në takim me z. Tusk është vlerësuar lartë edhe roli që ka LDK-ja në të gjitha zhvillimet politike në vend, si parti anëtare e Partive Popullore Evropiane (EPP).”, përfundoi ai.
(Kosova Sot Online)