Kush ishte Jammal Khashiggi vrasësit e të cilit u dënuan sot?
Qeveria saudite kishte njoftuar se Jamal Khashoggi vdiq gjatë një grindje në konsullatë. Njoftimi kishte ardhur tre javë pas zhdukjes misterioze të Khashoggit.
Gazetari 59 vjeçar kishte hyrë në konsullatë më 2 tetor të vitit 2018 për të marrë dokumentet e nevojshme për tu martuar me të fejuarën e tij turke, Hatice Cengiz. Cengiz pastaj tha se kishte pritur jashtë ambasadës për afër 11 orë por ai nuk doli kurrë.
Khashoggi, ishte një gazetar i shquar i cili kritikonte shpesh qeverinë saudite dhe Princin e Kurorës Mohammed bin Salman, duke shkruar opinione në The Ëashington Post.
Khashoggi kishte një karrierë të gjatë dhe të komplikuar.
Nga intervistat me Osama bin Ladenin në vitet 80’ta ai u bë një nga top gazetarët e vendit të tij duke jetuar në ekzil.
Khashoggi ishte një nga zyrtarët e lartë të qeverisë saudite dhe punoi për top mediat e vendit. Për shumë kohë ai ishte parë si i afërt me elitën atje.
Por më 2017, Khashoggi nisi të kritikonte taktikat qeveritare të princit Mohammed.
Familja mbretërore saudite ia kishte ndaluar atij shkrimin pasi ai kishte kritikuar presidentin Donald Trump duke e detyruar Khashoggin të linte vendin për SHBA’të në verën e vitit 2017.
Në muajt e fundit të jetës, Khashoggi raportohet tu ketë thënë kolegëve se kishte frikë për jetën e tij.
Pasi u largua nga Arabia Saudite ai jetoi duke lëvizur në mes të Londrës, Stambollit dhe Virxhinias.
Dy vjet pas vrasjes janë dënuar pesë persona. Ata u dënuan me nga 20 vjet burg.
(Kosova Sot Online)
