
Lexoni edhe:
VV i kërkon Hotit të raportojë në Kuvend për marrëveshjen e Uashingtonit
Mësuesja 28 vjeçare Katie Smith i dërgonte nxënësit foto të pahijshme teksa e joshte në komunikimet me mesazhe, por justifikohej në gjykatë se kërkonte vetëm mbështetje prej problemeve në martesën e saj duke thënë se “doja të më thonin që jam e bukur”.
Mësuesja e fizkulturës kishte puthur dhe prekur në mënyrë të pahijshme 14-vjeçarin në një dhomë magazinimi të shkollës prandaj u dënua me gati katër vjet burgim nga gjykata australiane.
Katie Smith i kishte dërguar atij foto dhe mesazhe kompromentuese teksa e joshte në rrjetet e mesazheve.
Në gjykatë u tha se ajo e kishte sulmuar në shkollë dhe një parkim makinash.
Smith, nga New South Wales në Australi, shpërtheu në lot teksa u dënua me 3 vjet e 10 muaj burgim, ndërsa duhet të kalojë të paktën dy vjet për t’u marrë në konsideratë për liri me kusht.
VV i kërkon Hotit të raportojë në Kuvend për marrëveshjen e Uashingtonit
Lexoni edhe:
Smith ishte miqësuar me djalin në sezonin shkollor të 2018, dhe ishin puthur e prekur në të paktën dy raste.
Smith i kishte dërguar atij një foto të gjoksit të zhveshur si dhe një video ku ajo prekte organet private. Edhe djali i kishte dërguar mësueses imazhe të zhveshura të vetes.
Smith zbuloi më vonë se disa prej fotove i ishin dërguar dhe nxënësve të tjerë të shkollës dhe kjo i kishte dhënë fund shkëmbimeve.
14-vjeçari i kishte treguar më pas nënës së tij për takimet dhe ajo kontaktoi policinë.
Smith pranoi akuzat e joshjes së një fëmije dhe prekje seksuale të fëmije, por tha se nuk dëshironte të bënte seks me të, e se vetëm kërkonte mbështetje prej problemeve në martesën e saj.
Ajo shtoi se kishte pasiguri dhe probleme me ushqyerjen. Smith tha në gjykatë se kishte probleme karakteri dhe po ndiqte terapi mjekësore.
Gjykatësja Kara Shead tha se veprimet e Smith ishin shkelje e rëndë e besimit prandaj dëshironte të dërgonte një “mesazh të ashpër” kundër krimeve ndaj minorenëve.
(Kosova Sot Online)