Hasani: Specialja veproi sipas ligjit kur publikoi njoftimin për aktakuzë ndaj Presidentit

  • A.P /
  • 07 September 2020 - 22:52
Hasani: Specialja veproi sipas ligjit kur publikoi njoftimin për aktakuzë ndaj Presidentit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani thotë se Gjykata Speciale veproi sipas ligjit kur publikoi njoftimin për ngritjen e aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

“Unë po them se ka drejt me shpallë.. siç ka drejtë në rregullore… siç ka drejt ngritjen e aktakuzës me mbajt sekret. Edhe atë ka drejt ta bëjë Gjykata… S’po them a është mirë a keq, s’po bëj paragjykim”, tha Hasani.

 Ai është i bindur se Specialja veproi sipas kompetencave që ka.

“Besoj që arsyeja kryesore e shpalljes së aktakuzës është ajo që është thënë në njoftimin e Gjykatës Speciale, frika nga fraksionet….”, tha Hasani.

Ai është i bindur në punën e drejtë të ekipit të Speciales.

“Sepse tjetër çka unë kurrë nuk mund të besoj dhe nuk dua të besojë se biografia e atyre që i kam pa, një edhe e kam njoftë personalisht …s’muj me besu që ata janë si prokurorët tonë që me një fishkëllimë gjuju këtij, gjuju atij…ndryshojnë qëndrim’, theksoi Hasani.

(Kosova Sot Online)