Çka po ndodh në Rusi? Nuk kanë të ndalur sulmet ndaj kritikut të Putin, i fusin helm në selinë e tij

  • E.K /
  • 09 September 2020 - 08:58
Çka po ndodh në Rusi? Nuk kanë të ndalur sulmet ndaj kritikut të Putin, i fusin helm në selinë e tij

Tre aktivistë të lidhur me kryeopozitarin e Kremlinit, Alexei Navalny, janë sulmuar në selinë e tyre në Siberi.

Sipas raportimeve të TgCom24, policia pretendon se shishja e hedhur në ndërtesë përmbante një ilaç të përdorur nga mjekësia veterinare si antiseptik dhe anti-inflamator.

Të tre të lënduarit u shtruan në spital dhe pas disa orësh dolën për t’u mjekuar në shtëpi.

Para pak kohësh edhe vet Aleksei Navalny u helmua teksa ishte duke udhëtuar me avion nga Siberia për në Moskë.

(Kosova Sot Online)