Krye hajnave dhe banditëve nuk ju besohet, edhe kur dalin e shëtisin me barka në ujërat e Ujmanit

Krye hajnave dhe banditëve nuk ju besohet, edhe kur dalin e shëtisin me barka në ujërat e Ujmanit
Krye hajnave dhe banditëve nuk ju besohet, edhe kur dalin e shëtisin me barka në ujërat e Ujmanit

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 09 September 2020 - 07:50

Shkruan: Reshat Badallaj–Zhurjani

“Turpi më i madh është kur dëgjon fjalët se kinse ne kemi fitore historike! Fitore historike është që për fat të Zotit kemi Amerikën që na mbështet. Dhe, jo pallavrat e Dullës dhe kësaj bande turistesh. Se vërtetë është kështu së shpejti kanë për të zbardhur edhe shumë gjëra që neve nuk na pëlqejnë fare dhe se jemi humbës në këtë muhabet edhe pse hiqen kjo kope turistësh dhe rrahin gjoks për fitore historike. Dhe, fitore historike mund ta quash kur Serbia arriti të eliminoj pikën 10-të!? Pra, a e pranoi ose a e nënshkroi Serbia njohjen e Pavarësisë së Kosovës apo akoma duhet futur në kokë kësaj kopeje dhe shumë matrapazëve që Serbia fashiste akoma e ka në Kushtetutën e saj Kosovën brenda territorit të saj edhe këto ky grup turistësh do të gjejnë arsyetime”.

-Kush e ka kuptuar këtë marrëveshje që u nënshkrua në Amerikë, mundë të thuhet një gjë shumë e rëndësishme, se Amerika i kapi për veshi dhe i uli në cergë, Serbinë dhe Kosovën dhe deshëm a po s´deshëm të pranojmë ne, askush nuk mundë të kundërshtoj Amerikën ose në të kundërtën humb. Pra, nuk shtyhet bjeshka me gjoks. Sa i përket palës tone kosovare nuk mund të thuash asgjë tjetër pos u bënë rezil dhe marre e zezë, që nuk duhet vënë veshin arsyetimeve të kësaj kopeje turistësh qe shkuan atje. Tjetër gjë çka i thuash pranimit të Minishengenit? Ne jemi dëshmitar që para pak kohësh se sa është lehur nga këta Krye lehaqenet dhe kryebanditët e bandave politike kundër Minishengenit dhe tani del ai kopili i Titos, derri plak, hajni i diasporës, argati i rrahmanzinjëve, Isa Mustafa dhe duartroket edhe pse jo fuqishëm se e ka prekur damllaja për nënshkrimin e marrëveshjes që të ketë hise edhe Serbia fashiste. Po, pyes përse këta kryebanditë shkuar kryebanditëve, përse këta krye lehaqen nuk thonë të vërtetën para popullit:"se ne nuk patëm qare se kështu vendosi Amerika dhe pikë. Por kjo kope turistësh konsultoheshin me krye mangupët e bandave politike në Kosove dhe pastaj pranojnë, zgërdhiheshin dhe e quanin fitore historike. Të gjitha këto është duke i përcjellur populli me shumë kujdes, sepse këta kryebanditë, krye hajna, krye vagabondë ndryshe flasin, ndryshe veprojnë: a nuk janë këta krye matrapaz dhe krye banditë e shkuar kryebanditëve që kundërshtonin Çakorrin, Zhlebin..dhe nënshkruanin për interesa të tyre personale, ndryshe nënshkruanin për një fotele dhe pushtet dhe kush i beson më këtyre krye vagabondëve.

Dorën në zemër mua aspak nuk më habit rasti se përse e kundërshtuan dhe pastaj e pranuan Isa Mustafa dhe LDK-JA!? përse nuk më habit fare? Sepse qe 20 vite kam shkruar dhe thënë se LDK-ja janë tradhtar e shkuar tradhtarëve, dhe unë dola publikisht the thash në gazetë kështu: kush gjen më tradhtar në tërë globin se LDK-ja i ka 5000 (pesë mijë euro), dhe askush nuk doli se po të gjenin tradhtar më të fëlliqur se LDK-ja unë do të t´i jap 5000 mijë euro se populli t´i lë haberet te dera dhe të thonë:" çfarë burri je ti që publikisht thua se jep para dhe nuk i jep!?" Sepse isha i sigurt se këta të LDK-es, jo që janë të nënshkruar te Vlado Kambovski, por janë të dal nga bishtat e UDB-ës dhe ndër dej u buron gjaku titist. Në cilin vend të botës ka ndodhur deri më tani në historinë e njerëzimit, kur kris lufta, digjen njerëz të gjallë, dhunohen, plaçkiten, depërtohen dhe, këta spiunë të Serbisë fashiste që quhen LDK, formojnë komisione bashkë me Serbinë për krime nga UÇK-ja dhe merreni çdo luftë në botë e krahasojeni a ka ndodhur kjo sikur te ne? Pra, dua të them mos mendoni se kot është rrezuar Albin Kurti edhe pse kurrë në jetën time nuk kam qenë anëtar i ndonjë bande politike. Ky kulaç është gatuar me përpikëri kohë më parë që të fusin nja dy javë në qeveri, t´i bien sakicë prapa kurrizit, tradhtarët, spiunet, langonjtë dhe zagarët, që quhet LDK dhe pastaj të vijnë këta, se kjo kope tradhtarësh është hiri i zezenajes serbe dhe pranojnë cdo gjë. A e dini ju se kjo bande spiunësh që i´u kanë shitur falas UDB-së që quhet LDK, janë në gjendje të nënshkruajnë edhe me Rusinë, sepse këta janë jashtëqitja e kombit: Personalisht kurrë nuk i përkrahi këta UDB-ash, spiunë, tradhtar, sepse nuk flasin në emër të Kosovës.

Këta tyxhar dhe cuba bashkë me këta qelbësira që quhet LDK nuk e kanë bekimin e popullit. Një gjë e kam ditur dhe kam thënë publikisht se Albin Kurti, është axhami në politikë dhe përse dhe a doli ashtu? I shkrova letër të hapur se nuk mundë të merresh në Kosovë në politikë, sepse duhesh të jesh hajn,tradhtar, spiun, matrapazë, kulak, cub, tyxhar, kurvarë, matrapaz, dilinxhi, krye banditë, krye vagabondë dhe po nuk i pate këto në Kosovë nuk mundë të ecësh përpara dhe këto Albin Kurti nuk i kishte dhe i shkrova, dhe mund të lexoni se mos i merr tahret kopilit dhe derrit plak, Isa Mustafes, se ky tradhtare dhe langua serbosllave të bie sakaçe e hanxhar prapa kurrizit dhe kështu doli. Po ashtu, e këshillova se të mos ju besoj hajnave me pesha të rënda si; Hashimit të brojes, Lamush Gjokos të Çakollit, mangupit të malishevës, hajnit më të madh të Evropës për asfaltin, të mos i besoj pro rusit dhe pro serbit, Behgjet Pacollit dhe ndonjë langoi dhe zagari që i kanë rrotull dhe nuk më dëgjoi kur i shkrova se ky soj rezilesh bëjnë hata dhe të zënë pritë të pabesët dhe prapa krahëve të bien hanxhar. Se për pushtet dhe hajni që e kanë në gjak japin jo vetëm Kosovën, por plëng e shtëpi dhe bile edhe kaptyllin e djepit dhe nderin. kjo nuk lë të dyshohet fare dhe si ka mundësi të habitem kur ky grup turistësh veprojnë kundër interesave të shtetit dhe mos i besoni krye banditëve kur notojnë me anije në ujërat e Ujmanit”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".