Dyshohet se një grua në Gjakovë është dhunuar seksualisht, policia po merret me rastin

  • E.K /
  • 09 September 2020 - 11:09
Dyshohet se një grua në Gjakovë është dhunuar seksualisht, policia po merret me rastin

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar me dyshimet se ka dhunuar seksualisht një grua në Gjakovë.

I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës i njëjti pas interistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Gjakovë 30.06.2020-11:00. Në lidhje me rastin është raportuar se me 08.09.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.