Vëllai i Fitore Pacollit i nxit mbështetësit e VV’së kundër Grenellit

  • E.K /
  • 09 September 2020 - 11:38
Vëllai i Fitore Pacollit i nxit mbështetësit e VV’së kundër Grenellit

Grupi në rrjetin social Facebook, meKryeministrin që mbështet kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka vazhduar me fushatën kundër Emisarit Special të Presidentit Trump, Richard Grenell.

Në këtë grup i cili ka mbi 300 mijë anëtarë, është bërë thirrje nga anëtarët që komentohet në profilin zyrtar të Richard Grenell në Twitter.

Këtë thirrje e ka bërë vëllai i deputetes Fitore Pacolli i cili ka shkruar që të gjithë anëtarët që kanë profile në Twitter të komentojnë në profilin zyrtar të Richard Grenell “që askush nuk është kundër Amerikës por kundër atyre që dëmtojnë Kosovën duke u fshehur prapa Amerikës”.

(Kosova Sot Online)