Bashkimi i Vjosa Osmanit me VV-në fuqizon krahun reformator në skenën politike të Kosovës

Bashkimi i Vjosa Osmanit me VV-në fuqizon krahun reformator në skenën politike të Kosovës
Bashkimi i Vjosa Osmanit me VV-në fuqizon krahun reformator në skenën politike të Kosovës

Arsim Haziri

  • 09 September 2020 - 07:31

Shkruan: Arsim Haziri

“Vjosa, konkretisht konsoldimi politik i saj ka përbë problem bazik si për Isa Mustafën, që gjithnjë është parë si faktorë pretendent për të parin e partisë, po ashtu edhe presidentit Thaçi në kontekstin politik si forcë mbështetëse e Albin Kurtit. E këto dy figura politikisht të fuqishme, duhet domosdoshmërish ta intensifikojnë raportin ndërveprues, pasi vetëm në këtë mënyrë mund t'i shpallin luftë korrupsionit dhe përqafim konsolidimit shtetëror. Prandaj them se ekzistojnë gjitha premisat apo arsyet bazike se rrugëtimi i tyre duhet të bëhet vepër praktike, në mënyrë që vendi të përfitoj një logjikë më shtetërore”.

-LDK-ja orientimin politik gjithnjë e ka pasur nga Hashim Thaçi. Kjo nuk përbën risi apo befasi dhe ai interferim i shpeshtë dhe negativ për partinë natyrisht se i ka penguar edhe Vjosa Osmanit. Dihet publikisht që Isa Mustafa, është nën zaptimin e presidentit aktual, dhe rruga si për ta shkarkuar qeverinë Kurti dhe penguar avancimin e Vjosës ka kaluar nëpërmjet zyrës së presidentit Thaçi. Isa Mustafa dhe presidenti Thaçi, duke vepruar kundër çdo logjike progresiste, kanë pretenduar të rrënojnë qeverinë progresiste dhe dy figurat bazike që e kanë shtyrë pa rezerva këtë ide. E kjo ide natyrisht që i ka paraqitur probleme të mëdha korrupsionit endemik që ndërlidhet me gjithë bartësit e qeverisjes së kaluar dhe në mënyrë objektive konsiston me peshqit e mëdhenj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".