Vajza 19 muajshe nuk vendosi maskë, kompania ajrore anulon fluturimin

  • E.K /
  • 10 September 2020 - 10:14
Vajza 19 muajshe nuk vendosi maskë, kompania ajrore anulon fluturimin

Linja ajrore kanadeze u detyrua të anulonte fluturimin pasi një fëmijë 19 muajsh nuk kishte vendosur maskë.

Safwan Choudhry, babai i vajzës tregoi se përgjegjësit e sigurimit dëshironin që vajza të vendoste maskën por ishte e pamundur pasi ajo nuk ndalonte së qari.

Linja ajorore tha se çështja nuk ishte me vazjën e cila është nën moshën e kërkuar për të mbajtur një maskë, por me vajzën tjetër tre vjeçare të Z. Choudhry. Ai tregoi se stjuardesat i’u afruan familjes së tij kur ishin duke u ushqyer dhe i kërkuan që dhe dy fëmjët e tyre të vendosnin maskën.

Mirëpo, stjuardesat nuk e kishin lejuar që vajza tre vjeçare të mbaronte ushqimin dhe më pas të vendoste maskën, pasi toleranca ishte zero dhe nuk mund të mbyllnin derën e areoplanit pa vendosur ajo maskën.
Fluturimi u detyrua të anulohej dhe të gjithë udhëtarët u urdhëruan të zbresin.

E gjithë familja Choudhry do të duhej të largoheshin dhe nëse nuk e bënin këtë gjë ata mund të arrestoheshin.
Më vonë Z. Choudhry mësoi se sipas politikës kanadeze të transportit, vetëm fëmijët mbi dy vjeç i kërkohet të mbajnë maskë, prandaj vajza e tij 19 muajshe nuk kishte pse të vendoste një të tillë.

(Kosova Sot Online)