Vdes një grua në QKUK, disa mjekë raportohen në polici për trajtim të pandërgjegjshëm

  • E.K /
  • 10 September 2020 - 10:18
Vdes një grua në QKUK, disa mjekë raportohen në polici për trajtim të pandërgjegjshëm

Një person i lajmëroi dje në Polici mjekët e QKUK-së për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

Sipas versionit të personit në fjalë, për pasojë e trajtimit të pandërgjegjshëm të mjekëve, ka ardhur deri tek vdekja e viktimës së gjinisë femërore, e afërm e ankuesit.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar.

Policia nuk ka raportuar për ndonjë të arrestuar.

(Kosova Sot Online)