Shkelzen Gashi i përgjigjet ushtarit amerikan që i reagoi dje Kurtit: Ti ke ardhur në Kosovë për interesa të Amerikës…

  • E.K /
  • 10 September 2020 - 10:43
Shkelzen Gashi i përgjigjet ushtarit amerikan që i reagoi dje Kurtit: Ti ke ardhur në Kosovë për interesa të Amerikës…

Shkëlzen Gashi, ish-këshilltari i ish-kryeministrit Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur një ushtari amerikan që dje i reagoi liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, në rrjetin social Tëitter.

AJ Todd, pjesëtarit të Ushtrisë së ShBA-ve, i i tha dje Kurtit që të sigurohet se mund ta ruajë paqen pa ndihmën e shtetit të tij.

Por, Gashi i thotë ushtarit amerikan se SHBA-të kanë intervenuar në Kosovë sepse ka qenë interes i tyre.

“Ani tha ‘sigurohu që nuk duhet të vij më për ta rujtë paqen në Kosovë’. Zotni, ti ke ardhë me rujtë paqen në Kosovë sepse ka qenë interes i vendit tënd dhe vjen prapë nëse është interes i vendit tënd. Qaq”, ka shkruar ai.

E gjithë përplasja nisi pasi Albin Kurti tha se nëse kthehet në qeveri nuk do ta implementojë marrëveshjen ekonomike Serbi-Kosovë, të ndërmjetësuar nga ShBA-të e të nënshkruar të premten në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo bëri që të reagoi Emisari i Posaçëm, Richard Grenell, duke i thënë Kurtit se çdo herë ka qenë kundër Amerikës.

(Kosova Sot Online)