Ja pse ish ministri i Rrahman Morinës, Isa Mustafa, nuk duhet të bëhet president i Kosovës

Ja pse ish ministri i Rrahman Morinës, Isa Mustafa, nuk duhet të bëhet president i Kosovës
Ja pse ish ministri i Rrahman Morinës, Isa Mustafa, nuk duhet të bëhet president i Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 10 September 2020 - 07:47

Shkruan: Muhamet Kelmendi

“E tërë gjendja rreth zgjedhjes së presidentit do të varet nga tri partitë e mëdha, nga VV, LDK dhe PDK. Këtu rol luan edhe AAK . Kush dhe si bëhen koalicionet varet edhe fitorja. Presidenti kalon nëpër këto parti në Parlament. Por tërë kësaj duhet shtuar faktin se Kosovës nuk i duhet një President i koalicioneve. Kosovës i duhet një President që del nga vota e qytetarëve të Kosovës. Për këtë duhet bërë ndryshimet kushtetuese, në mënyrë që Presidenti të votohet nga vota e popullit. Por, aktualisht nuk po ecet këtej. Pretendimet janë të nduarnduarshme. Për postin e tillë kanë shprehur interes disa zyrtar të lartë. Për atë post është edhe Isa Mustafa edhe Ramush Haradinaj, dhe kuptohet se edhe Hashim Thaçi, edhe pse e deklaron të kundërtën. Por të presim qëndrimin e tij përfundimtar. Me siguri do të ketë edhe pretendent tjerë”.

-Kuptohet se çdo parti politike pretendon postin e presidentit. Këtë nga puna, deklaratat dhe veprimet e LDK-se del se ata e duan Isa Mustafen për postin e tillë. Pavarësisht se kush e merr postin e tillë, një çështje është e rëndë. Ajo është nëse Isa Mustafa bëhet president. Kjo për faktin se ky njeri është i mbushur me vepra penale të natyrave të ndryshme. Ai ka kryer vepra penale në kohën e ish Jugosllavisë. Diferencimet ideopolitike të bëra nga Isa Mustafa janë të mëdha. Nga ato veprime me dhjetëra e dhjetëra shqiptar janë burgosur, rrahur e maltretuar. Isa Mustafa dhe Azem Vllasi, pastaj Rrahman Morina e shumë të tjerë, njihen si ekzekutues besnik të politikës nënshtruese, shtypëse dhe kriminale në Kosovë. Kur këta ishin në pozita u vranë me dhjetëra veta. Viti 1981 ishte vit shumë i rëndë. Pastaj viti 1989 në kohën e ndërrimeve kushtetuese kur Kosova e humbi Autonominë Isa Mustafa ishte ministër në Qeverinë Morina. Në atë kohë u vranë mbi 40 shqiptar. Isa Mustafa njihet për keqpërdorime financiare të Fondit 3%. Si kryetar i Prishtinës ai dhe familja e tij u bënë milioner. Edhe si Kryeministër i dha familjes tenderë. Si psh. makinat me qira për qeveri, pastaj terminalin doganor etj. I thash këto për të kuptuar faktin se kurrsesi nga LDK nuk duhet të varet Presidenti. Natyrisht se LDK i ka 28 deputete. Këta janë shumë, por jo edhe përfaqësues përfundimtar. Nuk mundë të mendohet se PDK nuk paraqet interes për këtë post, sikundër edhe VV, si dhe ndonjë zyrtar tjetër. Kohë ka ende dhe këtej do të kemi edhe pretendime të tjera”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".