Vuçiq thotë se Minishengeni është ilaç

  • E.K /
  • 10 September 2020 - 11:02
Vuçiq thotë se Minishengeni është ilaç

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, thotë se nuk pranoi njohjen e ndërsjellët me Kosovën gjatë negociatave në Uashington.

Në një intervistë për median boshnjake, “Dnevni Avaz”, ai vlerëson marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dhe thekson se prania e Amerikës është garanci që pikat e saj do të zbatohen.

Gjithashtu, ai komentoi edhe “Minishengenin ballkanik” duke e konsideruar atë si një ilaç për të gjithë rajonin.

“Pas një kohe të gjatë, Prishtina pranoi pjesëmarrjen në “minishengen”, gjë e cila është diçka e jashtëzakonshme për Shqipërinë, Serbët, por edhe Boshnjakët”, tha Vuçiç.

Presidenti serb shtoi se kjo do të krijojë lehtësi në shkëmbimet tregtare dhe lëvizjen e lirë.

(Kosova Sot Online)