20 pacientë me oksigjenoterapi në spitalin e Gjakovës

  • E.K /
  • 10 September 2020 - 14:26
20 pacientë me oksigjenoterapi në spitalin e Gjakovës

28 pacientë janë trajtuar për COVID-19 në 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë.

Në njoftimin e spitalit bëhet e ditur se 20 pacientë janë me oksigjenoterapi.

“Raporti 24 orësh për Spitalin e Gjakovës, datë 10.09.2020 ora 8 është: 28 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid, 19 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv, 3 pacientë janë të konfirmuar Negativ, 3 pacientë do të testohen, 3 paciente presin rezultatet, 20 pacientë jane me oksigjeno terapi, 2 pacenët janë në CPAP maskë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

(Kosova Sot Online)