Lladrovci: Kam qenë një prej nxënësve më të mirë në shkollë, por njëherë kam ngelë po s'është 'kurgjo'

  • A.P /
  • 10 September 2020 - 20:30
Lladrovci: Kam qenë një prej nxënësve më të mirë në shkollë, por njëherë kam ngelë po s'është 'kurgjo'

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, në çdo deklaratë të tij publike befason me ndonjë thënie të tij.

Kësaj radhe, në një intervistë për media, ka thënë se ka qenë një prej nxënësve më të mirë të shkollës fillore.

Befasia e tij në këtë intervistë është se, ai vet e pranoi se njëherë ka ngelë, pra e ka humb një vit.

“Një vjet kam ngelë, por pak s’ka kurgjo…”, thotë Lladrovci.

“Në klasën e shtatë, në moshën e pubertetit, më kishin pas ra nja dy nota, e kisha pas në Fizikë 3 dhe në Matematikë 4. Kështu që kam qenë një prej nxënësve më të mirë në shkollë”, tha Ramiz Lladrovci.

(Kosova Sot Online)