Lexoni edhe:
Krasniqi: Fat i keq që Thaçi ka qenë kryeministër
Qeveria e Kosovës ka ndarë njëzet mijë euro për tre fëmijët e gruas së vrarë në Kamenicë.
Brenda këtyre dyerve gjenden tre fëmijët e gruas së vrarë në Kamenicë.
34 vjeçarja, dyshohet se u vra nga burri i saj 42 vjeçar, e fëmijët mbetën nën kujdestarinë e gjyshërve të tyre.
Për kundër kushteve të vështira, gjyshërit e xhaxhai i tyre, u zotuan se do të kujdesen për nipin e mbesat.
Por, të mërkurën tre fëmijëve, ku më i madhi është 4 vjeç e më i vogli ende pa i mbushur 3 muaj, iu doli në ndihmë edhe qeveria e Kosovës.
Krasniqi: Fat i keq që Thaçi ka qenë kryeministërLexoni edhe:
Kjo e fundit me anë të një vendimi ndau 20 mijë euro për tre fëmijët, për ndërtimin e një shtëpie për ta.
Familjarët ani pse nuk pranuan të prononcohen para kamerave me anë të punëtorëve të qendrës sociale shprehën mirënjohje për këtë ndihmë.
Kimete Kryeziu kërkon nga donatorët që të ndihmohet kjo familje, pasi që kushtet e tyre janë të vështira.
E interesimi i donatorëve ka filluar tashmë
Nga komuna e Kamenicës thonë që tani më ka disa të interesuar për t’i ndihmuar këta fëmijë.
Margarita Rashiti, thotë që komuna është duke bërë përpjekje që shtëpia e tyre të ndërtohet sa më shpejtë të jetë e mundur.
Ndërkohë, prokurorin e këtij rasti, Arben Ismaijlin.
Ai ka bërë me dije se të dyshuarit për vrasjen e gruas së tij, i është vazhduar edhe për 60 ditë masa paraburgimi, ndërsa po pritet vetëm raporti i autopsisë së gruas së vrarë, për të vazhduar më tutje me faza të tjera të procedurës penale.
(Kosova Sot Online)