Jo vetëm Covid-19, shfaqet një sëmundje tjetër e keqe: Hëngrën mish lope të sëmurë

  • A.P /
  • 11 September 2020 - 23:39
Jo vetëm Covid-19, shfaqet një sëmundje tjetër e keqe: Hëngrën mish lope të sëmurë

Sëmundja e antraksit është shfaqur në fshatin Gllavë në Tepelenë, e cila njihet ndryshe edhe si plasja.

Dy persona, të moshave 30 dhe 50 vjeçare, janë infektuar. Këta të fundit disa ditë më parë kanë therur një lopë, e cila dyshohet se ka qenë e infektuar. Mishi i kësaj lope më pas është shitur në të gjithë fshatin, duke bërë që ngjarja të marri përmasa edhe më të mëdha.

Menjëherë drejt fshatit është nisur epidemiologu Roland Karalli, i cili do të shikojë dhe do studiojë nga afër situatën.

(Kosova Sot Online)