Të premtën ditë zie në nderim të jetës dhe veprës së Rexhep Qosjës

  • A.P /
  • 23 April 2026 - 16:03
Të premtën ditë zie në nderim të jetës dhe veprës së Rexhep Qosjës

Kryetarja e Kuvendit, njëherësh u.d e Presidentes, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se të premtën ka shpallur ditë zie shtetërore në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes, i cili vdiq sot në moshën 89-vjeçare.

Haxhiu në postimin e saj, ka shtuar se, shteti shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet.

‘’Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, shpallet Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës.

Me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet’’, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)