Covid-19, Izraeli merr masën ekstreme në karantinë për dy javë

  • A.P /
  • 11 September 2020 - 23:24
Covid-19, Izraeli merr masën ekstreme në karantinë për dy javë

Fundjava e ardhshme duhej të ishte festa e Vitit të Ri hebre për izraelitët, por duke nisur nga nesër, Izraeli bëhet vendi i parë në botë që karantinon totalisht vendin për dy javë si një masë ekstreme kundër pandemisë Covid-19.

Rastet e reja të infektimeve në shtetin e Lindjes së Mesme kanë tejkaluar shifrën 4000 për dy ditë me radhë ndërsa numri i viktimave ka qenë mbi 500.

Shkollat ëdhe të gjitha bizneset duhet të mbyllen (përveç supermarketeve dhe farmacive), restorantet mund të qëndrojnë të hapura me orar të reduktuar, lëvizjet  kufizohen në 500 metra larg nga shtëpia.

Pas kësaj faze të parë, janë planifikuar edhe dy të tjera, me kufizime në varësi të trendit të infeksioneve.

Data e zgjedhur (e premtja e ardhshme) për fillimin e bllokadës është kritikuar nga opozita, e cila e konsideron të dështuar menaxhimin që Kryeministri Netanyahu i ka bërë emergjencës shëndetësore.

Nga nisja e pandemisë e deri më tani, Izraeli numëron 148,564 të prekur me Covid-19 dhe 1090 viktima.


(Kosova Sot Online)