Aksident në magjistralen Prizren-Gjakovë, vdes një person

  • A.P /
  • 11 September 2020 - 23:44
Aksident në magjistralen Prizren-Gjakovë, vdes një person

Një burrë rreth 20-vjeçar ka mbetur i vdekur në një aksident që ka ndodhur mes tre mjeteve motorike në aksin rrugor Piranë-Krushë e Vogël – magjistralja Prizren-Gjakovë rreth orës 19:40.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka bërë të ditur se në këtë aksident kanë qenë të përfshira një kamionetë, një veturë dhe një traktor.

“Përveç viktimës që ka humbur jetën, edhe tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Osmanollaj.

(Kosova Sot Online)