Çekia shënon rekord të rasteve ditore me Covid-19

  • A.P /
  • 13 September 2020 - 09:44
Çekia shënon rekord të rasteve ditore me Covid-19

Çekia shënon rekord të rasteve ditore me Covid-19

Republika Çeke e ka raportuar rritjen më të madhe të numrit të rasteve të koronavirusit për të tretën ditë me radhë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Kjo ishte dita e pestë me më shumë se 1,000 raste në ditë në shtetin me 10.7 milionë banorë që po përballet me një rrritje që është prej më të shpejtave në Bashkimin Evropian.

Qeveria çeke i ka shtrënguar masat për parandalimin e virusit, përfshirë kërkesën për përdorim të maskave, por synon që ta shmang izolimin e rreptë, shkruan The Guardian

Sipas faqes “Worldometers”, Çekia deri më tani i ka regjistruar mbi 35,000 persona të infektuar me koronavirus dhe 453 viktima.

Për më tepër, më shumë se 21,000 persona janë shëruar nga sëmundja e re në vendin e Evropës Qendrore.


(Kosova Sot Online)