4 persona humbën jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 14 September 2020 - 15:18
4 persona humbën jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar edhe   viktima të cilët kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid 19. Kështu kanë bërë me dije zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Kështu ka njoftuar Naser Ramadani nga IKSHPK.

“Janë testuar gjithsej 574 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 55 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.692 raste nga 58.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 600 raste të vdekjes:m thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

Institucionet e shëndetësisë në vend kanë deklaruar se ka rënë numri i rasteve pozitive me Covid 19 në Kososvë.

(Kosova Sot Online)