Në Kardiologjinë Invazive realizohet për herë të parë koronarografia dhe stentimi PCI në D1

  • E.K /
  • 15 September 2020 - 13:45
Në Kardiologjinë Invazive realizohet për herë të parë koronarografia dhe stentimi PCI në D1

Në Kardiologjinë Invazive në QKUK është kryer për herë të parë koronarografia dhe stentimi PCI në D1.

Kardiologët Jetmir Sejdiu dhe Taulant Sadriu kanë postuar një njoftim në Facebook, ku kanë treguar se stentimi është kryer nga segmenti distal i arteries radiale të majtë.

“Per herë të parë në Klinikën e Kardiologjisë Invazive në QKUK, realizuam Koronarografin dhe stentimin (PCI në D1) nga segmenti distal i ateries radiale të majtë. Kjo procedurë nuk është rutinë në botë, por konfirmon gadishmërin e ndjekjes së trendit bashkëkohor të trajtimit të pacientëve nga ana jonë”, ka shkruar Sejdiu.

(Kosova Sot Online)