Orlando takon Hysenin, Italia tregon qëndrimin për negociatat Kosovë – Serbi dhe vizat

  • E.K /
  • 15 September 2020 - 14:23
Orlando takon Hysenin, Italia tregon qëndrimin për negociatat Kosovë – Serbi dhe vizat

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, ka takuar koordinatorin shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni.

Orlando ka shkruar në Twitter se në takimin me Orlandon i ka shprehur përkrahjen e Italisë për dialogun mes dy vendeve që do të çojë në marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Pata një takim angazhues me Skender Hysenin sot. Ne vlerësuam progresin dhe sfidat e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Unë i ripohova përkrahjen e Italisë për një negocim dinamik që do të çojë drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Ne gjithashtu u pajtuam për prioritetin sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka thënë ambasadori italian.

Kosova dhe Serbia do të takohen në nivelin e ekspertëve ditëve në vijim para takimit të nivelit të lartë që do të zhvillohet më 28 shtator në kryeqytetin evropian mes kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit Aleksander Vuçiq. 

(Kosova Sot Online)