Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj si 'supermen' pa maskë në takim

  • A.P /
  • 15 September 2020 - 15:50
Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj si 'supermen' pa maskë në takim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar gjatë ditës së sotme dy zyrtarët policorë të cilët mbetën të plagosur me 28 janar të këtij viti pas një shpërthimi i cili ndodhi brenda një shtëpie në fshatin Zhur të Prizrenit, ku mbeti i vdekur edhe një zyrtar tjetër policor.

Të gjithë të pranishmit ishin të pajisur me maska si masë mbrojtëse kundër COVID-19, përveç zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, qeveria e së cilit kishte vendosur këto masa.

Ligji për pandeminë COVID-19 thotë se personi fizik i cili nuk respekton  vendimin e organit kompetent për mbajtjen e maskës dënohet me gjobë prej 35 euro.

Image


(Kosova Sot Online)