Burgoset mësuesja që bëri se*s me 16-vjeçarin në veturë dhe në shtëpinë e saj mbi 10 herë

  • A.P /
  • 15 September 2020 - 19:35
Burgoset mësuesja që bëri se*s me 16-vjeçarin në veturë dhe në shtëpinë e saj mbi 10 herë

Një mësuese kishe është burgosur në SHBA pasi joshi një nxënës të saj 16 vjeçar dhe kreu rregullisht marrëdhënie seksuale duke e ditur se ishte 20 vjet më e madhe se ai.

36 vjeçarja Courtney Bingham u njoh me adoleshentin në kishën  Bethany Baptist Church në shtetin e Virginia, ku mosha e pranimit seksual është 18 vjeç.

Djali tha në polici se kishin bërë seks më shumë se 10 herë në makinë dhe në shtëpinë e saj.

Bingham gjithashtu i kishte dërguar atij foto të të dyve duke bërë seks, kryesisht të marra në shtëpinë e saj.

Gruaja ishte drejtuese e grupit të të rinjve në kishën e saj, ndërsa pretendonte se kishin kryer marrdhënie vetëm tre ose katër herë.

Mësuesja është dënuar me 12 vjet burg për krimin.

(Kosova Sot Online)