Zogjtë e ngordhur përmbytin shtetin amerikan, arsyeja është një mister

  • E.K /
  • 18 September 2020 - 13:59
Zogjtë e ngordhur përmbytin shtetin amerikan, arsyeja është një mister

Biologët nga New Mexico lëshuan alarmin pasi mijëra zogj të ngordhur u gjetën kohët e fundit.

Profesorja e Universitetit Shtetëror të New Mexico, Martha Desmond, tha për mediat lokale se arsyeja e ngordhjes masive ishte një mister, por që mund të kishte lidhje me tymin e zjarrit ose motin e ftohtë.

“Numri i zogjve të ngordhur tani mund të jetë në miliona,” tha ajo.

Shkencëtarët kanë raportuar se popullatat e zogjve të Amerikës së Veriut kanë rënë masivisht në vitet e fundit.

Biologët shtetërorë u kanë kërkuar njerëzve që t’i raportojnë nëse vërejnë zogj të ngordhur për kërkime të mëtejshme.

Sipas dëshmitarëve, disa zogj, përfshirë zogjtë shtegtarë, dallëndyshet dhe zogjtë blu, u sollën çuditshëm para se të ngordhnin.

“Është shkatërruese. Unë nuk mendoj se kam parë ndonjëherë diçka kaq të tmerrshme në jetën time”, tha Desmond për KRQE-TV.

Shtetet fqinje jugperëndimore të tilla si Colorado, Arizona dhe Teksasi gjithashtu raportuan një rritje të numrit të ngodhjes së shpendëve.

Tymi nga zjarret në pyje mendohet se ka kapur mushkëritë e zogjve ose i ka detyruar ata të ndryshonë rrugët e migrimit.

Mund të jetë faji edhe reshjet e fundit të borës në Kolorado, tha Desmondi, duke shtuar se ata nuk do të dinë më shumë derisa të studiojnë kufomat e kafshëve.

Ndërkohë, Shërbimi Pyjor i SHBA-së në Parkun Kombëtar të Santa Fesë ka apeluar për ndihmë publike.

“Ngordhja e pashpjegueshme e zogjve shqetëson shumë biologët e botës së egër”, tha Shërbimi Pyjor dhe u kërkoi njerëzve të mbledhin të dhëna për zogjtë që i gjejnë.

(Kosova Sot Online)