Burri ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij në Obiliq

  • E.K /
  • 19 September 2020 - 15:40
Burri ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij në Obiliq

Një grua nga Obiliqi ka njoftuar Policinë e Kosovës se burri i saj vazhdimisht ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

I dyshuari pasi kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës, ishte larguar prej shtëpisë.

Policia thotë se nuk ka informacione për vendndodhjen e të dyshuarit.

“Obiliq, 18.09.2020-16:00.Viktima femër kosovare ka raportuar se  bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar vazhdimisht është duke  ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. I dyshuari pasi kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës ishte larguar prej shtëpisë dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij.”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

(Kosova Sot Online)