Kundërshtimi i Asociacionit Hashim Thaçi, skenarin për rrëzimin e Qeverisë Hoti dhe shkuarjen në zgjedhje të reja

Kundërshtimi i Asociacionit Hashim Thaçi,  skenarin për rrëzimin e Qeverisë Hoti dhe shkuarjen në zgjedhje të reja
Kundërshtimi i Asociacionit Hashim Thaçi,  skenarin për rrëzimin e Qeverisë Hoti dhe shkuarjen në zgjedhje të reja

Muhamet Kelmendi

  • 19 September 2020 - 09:07

Shkruan: Muhamet Kelmendi

“Thaçi, si tash, ashtu edhe në vitin 2013 dhe 2015 e ka ditur se çka po nënshkruan dhe se po e pranon në vitin 2015 të nënshkruar nga Mustafa një marrëveshje tipike antikushtetuese. Atëherë e mbronte të njëjtën. Zatën Thaçi ka mbrojtur edhe thonjëzat në statusin e Republikës. Ai është nënshkruesi i të gjitha marrëveshjeve. Ka pranuar ndarjen dhe copëtimin e vendit dhe ka kryer shumë veprime antikushtetuese brenda vendit. Kurrë nuk është tërhequr. Tash po. Kjo kështu shpjegohet si diçka e madhe që Thaçi me Mustafën e Hazirin janë duke e përgatitur. Pa ndryshim që vetëm në udhëheqje të Qeverisë nuk mundë të realizohet synimet e tërheqjes së kufijve të ri me shtetin serb. Për këtë bëhet e tërë loja politike. Kjo i shërben atij për ta mbrojtur shteti serb të njëjtin edhe nëpër gjykata, sidomos në Den Hagë. E tërë kjo përshkruhet si fillim i ri i ndryshimeve në udhëheqje të shtetit tonë.”

-Asociacioni i komunave serbe, pavarësisht se nga kush bëhet dhe me çfarë kompetencave, është shkatërrim de-fakto i Republikës. Mundë të mendohet se pa pushtet ekzekutiv nuk ka ndonjë ndikim në jetën politike dhe territoriale të shtetit. Por, pavarësisht kësaj, Asociacioni një nacional, sikundër ai serb, është kundër kushtetutës dhe kurrsesi nuk duhet lejuar. Kjo ka qenë e qartë në vitin 2013 kur Thaçi ishte nënshkrues i Asociacionit dhe në vitin 2015 kur së bashku me Isa Mustafën arritën marrëveshjen më antikushtetuese për Asociacionin. Si në vitin 2013, ashtu edhe në vitin 2015, pavarësisht se ajo e para është ratifikuar, ka pika shumë kontradiktore dhe shkatërrimtare për Republikën. Këtu nuk është fjala për kundërshtimet me normat kushtetuese,sa është çështja, se kështu shkatërrohet Republika e Kosovës. Tash pse Thaçi është kundër? Kjo është një çështje tipike e një vendi të papërgatitur për analiza dhe qëndrime të pavarura. Thaçi e din se qytetarët janë të ndarë nëpër parti dhe sipas asaj i përkrahin ose i kundërshtojnë mendimet dhe qëndrimet politike. Kjo, është njëra anë e medaljes. Ana tjetër, te Thaçi, është përgatitja e terrenit për rënie të qeverisë dhe që vendi të shkon në zgjedhje të reja ose në një qeveri tjetër, e ku PDK dhe LDK do ta formonin atë.

Në këtë rrugë, si Thaçi, ashtu edhe Mustafa, nuk mbështeten në faktin se luajnë me njerëzit. Për ta çdo gjë që i shërben karrierës dhe interesave financiare është e drejte dhe e pranueshme. Fare nuk i intereson Avdullah Hoti Isa Mustafes ose atij dhe Hashim Thaçit Ramush Haradinaj a Fatmir Limaj. Kundruall interesave këta janë thjeshtë vetëm pijun të lidhur fëlliqur të Thaçit e Mustafes. Thaçi, si tash, ashtu edhe në vitin 2013 dhe 2015 e ka ditur se çka po nënshkruan dhe se po e pranon në vitin 2015 të nënshkruar nga Mustafa një marrëveshje tipike antikushtetuese. Atëherë e mbronte të njëjtën. Zatën Thaçi ka mbrojtur edhe thonjëzat në statusin e Republikës. Ai është nënshkruesi i të gjitha marrëveshjeve. Ka pranuar ndarjen dhe copëtimin e vendit dhe ka kryer shumë veprime antikushtetuese brenda vendit. Kurrë nuk është tërhequr. Tash po. Kjo kështu shpjegohet si diçka e madhe që Thaçi me Mustafën e Hazirin janë duke e përgatitur. Pa ndryshim që vetëm në udhëheqje të Qeverisë nuk mundë të realizohet synimet e tërheqjes së kufijve të ri me shtetin serb. Për këtë bëhet e tërë loja politike. Kjo i shërben atij për ta mbrojtur shteti serb të njëjtin edhe nëpër gjykata, sidomos në Den Hagë. E tërë kjo përshkruhet si fillim i ri i ndryshimeve në udhëheqje të shtetit tonë.”

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".