Këta janë tre kandidatët për Avokat të Popullit

  • E.K /
  • 21 September 2020 - 11:05
Këta janë tre kandidatët për Avokat të Popullit

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione me 5 vota për dhe tri abstenime ka votuar raportin e panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit.

Emrat e tre kandidatëve që u dërguan për votimin në seancën e radhës janë: Edona Hajrullahu, Naim Qelaj dhe Xhavit Shala.

Deputetët e VV-së kanë abstenuar karshi, këtij raporti.

(Kosova Sot Online)