Haradinaj u lutet deputetëve që të kalojnë në lexim të parë Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike

  • E.K /
  • 21 September 2020 - 15:11
Haradinaj u lutet deputetëve që të kalojnë në lexim të parë Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, në seancën plenare të mbajtur në Kuvendin e Kosovë u ka bërë thirrje deputetëve që të kalojnë në lexim të parë Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Haradinaj ka thënë se ligji duhet të kalojë në lexim të parë e më pastaj mund të amandamentohet.

“Është presion i madh publik që të futet në rend dite ky ligj, dhe kërkojmë që të kalojë në lexim të parë dhe pastaj kushdo që ka vërejtje dhe sugjerime, le t’i inkorporojnë gjatë leximit të dytë, është mundësia e amandamentimit”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se “thirrja jonë publike për kolegët tanë qofshin të pozitës apo të opozitës është që t’i japim mandat në lexim të parë pastaj në lexim të dytë të shohim se çka mund të ndryshojmë. Edhe vota kundër është votë. Deputetët që janë ekspertë të ekonomisë e dinë saktësisht peshën e këtij ligji, andaj të japim votën qoftë edhe kundër por të krijojmë një shumicë që të kalojë ligji në lexim të parë”.

(Kosova Sot Online)