Dy persona kanë vdekur nga Covid 19 në 24 orët e fundit

  • E.K /
  • 21 September 2020 - 15:08
Dy persona kanë vdekur nga Covid 19 në 24 orët e fundit

Vendit i janë shtuar edhe dy viktima të cilët kanë humbur jetën si pasojë e Covid 19 në Kosovë. Kjo u bë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik. E numri total i personave që kanë vdekur nga koronavirusi në vend ka arritur në 615 raste të vdekjes.

” Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 596 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika e Pulmologjisë, QKUK dhe 1 rast nga Spitali rajonal Pejë)”, thuhet në njoftim.

Tutje nga ky institucion tutje kanë bërë të ditur se edhe 79 raste të reja janë shtuar si pasojë e infektimit me koronavirus.

Rastet pozitive janë nga komunat: komuna Prishtinë 23 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Malishevë, Podujevë, Skenderaj dhe Suharekë.

(Kosova Sot Online)