Lexoni edhe:
Asnjë kryebandit nuk duhet lejuar ta zërë pozitën e presidentit të ardhshëm të shtetit të Kosovës
Organizata e veteranëve të UÇK’së, në një konferencë për media ka bërë të ditur se edhe sot dikush ka lënë dosje të reja për të cilat thonë se kanë dyshime se janë të Speciales.
“Sot ka qenë më i shpejtë se rrufeja. Rreth orës 15 minuta në 11 kanë ardhë dosje të tjera, na supozojmë që janë të dalura nga Gjykata Speciale. Ka emra të ndryshëm që ne sjemi të autorizuar me i përmend, është mirë që cdo gjë të hetohet edhe nga prokuroria vendore, me ditë kush po i sjell po i bjen te na. Kjo Gjykata ka bashkëpunu gjithmonë me Serbinë”, ka thënë kreu i organizatës, Hysni Gucati.
Nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj ka bërë të ditur edhe emrat të cilat përmenden në propozim aktakuzën që sot iu është dërguar në zyrë.
“Flitet për dyshime, për ngritje të aktakuzave, për aktakuza që do të ngriten. Më gjatë se kisha qu, ky është njoftimi. Cdo dokument që na vjen prej tyre ne do ta bëjmë publike. Është një propozim aktakuzë, Hashim Thaci, Azem Syla, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli. Pëmenden edhe Xhavit Haliti dhe disa zona”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)