Asnjë kryebandit nuk duhet lejuar ta zërë pozitën e presidentit të ardhshëm të shtetit të Kosovës

Asnjë kryebandit nuk duhet lejuar ta zërë pozitën e presidentit të ardhshëm të shtetit të Kosovës
Asnjë kryebandit nuk duhet lejuar ta zërë pozitën e presidentit të ardhshëm të shtetit të Kosovës

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 22 September 2020 - 07:52

Shkruan: Reshat Badallaj-Zhuriani

“Këta krye lehaqen ndërsejnë disa këlysh që lehin dhe dalin në sokak dhe thonë ne e propozojmë këtë për President dhe pastaj fillojnë lehjet pa pushuar, por është një e mirë se populli këto lehje po i sheh që janë me hile dhe jo të serta. Kosova, ka shumë halle me të rëndësishme, ta zëmë shikoni papunësinë dhe shikoni se si është shtri për toke ekonomia e vendit duke mos përmendur bisedimet finale me shtetin fashist serbian, sepse këto punë ne nuk i kemi në dorë, por i ka Amerika dhe Bashkimi Evropian se po të shtinin në dorë që do të vendosnin këta pazarexhi neve na kishte marr lumi”.

-Ndërhyrja ndërkombëtare ka mundësi të vë dorë në këtë drejtim, sepse me pas do jetë më mirë për vendin tonë, sepse timonin e "ZARFIT", ata do ta drejtojnë. Kur jemi këtu, unë personalisht në gazetën më të lexuar "KOSOVA SOT", para pak ditësh kam shkruar publikisht që do të duhej të nderohet familja e heroit kombëtar, Adem Jasharit dhe pikërisht kam thënë për Murat Jasharin që të mos i mbesim borxh si në rastin me simbolin e rezistencës shqiptare Adem Jasharin. Sido që të jetë, nuk do të ishte keq,por dikush mundë të thotë pse? Me që nuk po zgjidhet nga populli, kush është shqiptar që ka gjak shqiptari dhe kush është shqiptar që i´a do të mirën e Kosovës, duhet bërë çmos që të mos lejohet të zgjidhen këta kryebanditët e bandave politike dhe as kryebanditët e majave të shtetit, fjalën e kam te presidenca e tashme, sepse që nga pas lufta e deri më sot nuk kanë bërë asgjë për popull, vetëm iu kanë turrur hajnisë dhe pushtetit. Prandaj assesi nuk duhet lejuar të vijnë në konsiderim krye banditet ose krye vagabondët e bandave politike qe i´a kemi parë vetëm sherrin, kanë vjedhur, kanë bërë pazare në dëm të vendit dhe taksapaguesve duke mashtruar, duke gënjyer, duke dhënë premtime boshe deri sa kanë ardhur në pushtet dhe pastaj i kanë tradhtuar,tallur dhe përbuzur.

Kjo bandë e Dulles në kemi thënë me kohë se nuk ka ymër të gjatë, është në shtratin e vdekjes dhe është duke dhënë shpirt ndaj i ka ditët e numëruara, pra, nuk duhet shpresuar aspak në këtë kope që luftojnë vetëm për pushtet dhe se kush po e merr bajrakun. Kësaj bande banditësh, hajnash e matrapazësh u ka dalë boja dhe ka ardhur koha që populli të jep fjalën e tij dhe të mos vijnë as në shprehje. Këtyre tashmë u ka dalë nami për të keq edhe jashtë vendit se janë hajna në zë. Këta duhet të heqin dorë nga pazaret e pista se janë bërë horë para popullit, por, janë të pafytyrë dhe të pangopur për hajni dhe për pushtet. Këta të pafytyrë për hir të popullit duhet t´ia dinë hallin vetes se populli nuk i do më, sepse janë zbuluar të gjitha pazaret e pista dhe tradhtitë, ndaj çka është mjaftë është mjaft. Do të duhej një qeveri e fuqishme me njerëz atdhetar, të dijes dhe të profileve përkatëse dhe jo lloj lloj mangupi ose zagari që lehin për interesa të kryelehaqenëve. Kosova ka ardhur në teh të thikës dhe duhet folur më një zë dhe të bashkuar dhe jo me pazarexhi, mashtrues, dredharak dhe shpirt shitur sikur që janë këta matrapaz, kopilë të qenit plak Titos që nga pas lufta e deri me sot. Kosova, nuk e meriton një gjë të tillë me këta dilenxhi”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".