Të burgosurit e Smrekonicës fillojnë punën në autoservisin e kësaj qendre

  • G.G /
  • 22 September 2020 - 12:50
Të burgosurit e Smrekonicës fillojnë punën në autoservisin e kësaj qendre

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se të burgosurit e Qendrës Korrektuese në Smrekonicë kanë filluar punën në Autoservisin e kësaj qendre.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, SHKK’ja ka bërë me dije se përmes këtij projekti synon  rehabilitimin edhe risocializimin e personave të burgosur dhe uljen e shpenzimeve ekonomike në mirëmbajtjen, servisimin dhe pastrimin e veturave të SHKK-së.

“Gjatë kryerjes së punës, të burgosurit monitorohen dhe mbështeten nga automekanikët e qendrës, të cilët njëherit janë edhe përgjegjës për mbarëvajtjen e punës në Autoservisin e QKS-së. Shërbimi Korrektues i Kosovë çdoherë mbetet i përkushtuar të vazhdoj bashkëpunimin me “Help Kosovo” për projekte të tilla edhe në të ardhmen, e po ashtu dhe me të gjithë donatorët tjerë”, thuhet në njoftim.

 

Në Q.K Smrekonicë ka filluar punën Autoservisi Në vazhdën e aktiviteteve të punës së organizuar nëpër burgje, , të...

Publiée par Shërbimi Korrektues i Kosovës sur Mardi 22 septembre 2020

(Kosova Sot Online)