Lajm i mirë: Asnjë i vdekur nga Covid 19 sot në Kosovë

  • E.K /
  • 22 September 2020 - 14:47
Lajm i mirë: Asnjë i vdekur nga Covid 19 sot në Kosovë

Kosova sot nuk ka shënuar asnjë rast të vdekjes nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur vet ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Falënderoj punonjësit e palodhshëm të Institutit, për përkushtimin e madh nga 13 marsi kur u shfaq rasti i parë me Covid-19 si dhe për kujdesin dhe shërbimet e ofruara për qytetarët dhe për luftimin e pandemisë”, thuhet në reagimin e Armend Zemajt.

E kjo është hera e dytë që në Kosovë përgjatë këtyre gjashtë muajve është nuk është shënuar as edhe një rast i vdekjes.

Zemaj ka falënderuar poashtu edhe zyrtarët nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik për kontributin e dhënë përgjatë kësaj kohe.

(Kosova Sot Online)