Një ditë pas krijimit të grupit punues në Beograd, Hoti pret në takim përfaqësuesit e Odave Ekonomike

  • E.K /
  • 23 September 2020 - 11:29
Një ditë pas krijimit të grupit punues në Beograd, Hoti pret në takim përfaqësuesit e Odave Ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të takohet sot me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosoëv.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media të lëshuar nga kryeministria.

“Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në takim me Odën Ekonomike të Kosovës dhe Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë”, thuhet në njoftim, ku gjithashtu bëhet e ditur se takimi do të mbahet në ora 13:30.

Ky takim i Hotit vjen një ditë pasi që në Beograd, Odat ekonomike të Kosovës dhe ato të Serbisë janë pajtuar që të krijojnë një grup punues, i cili do të ndihmojë qeveritë e të dyja shteteve për të zbatuar projektet e marrëveshjes së Uashingtonit nga 4 shtatori, si dhe të ofrojë mbështetje për zbatimin e projekteve të infrastrukturës, energjisë dhe krijimit të vendeve të punës./

(Kosova Sot Online)