“Vuçiq e shiti Kosovën për disa hua amerikane”

  • E.K /
  • 23 September 2020 - 11:08
“Vuçiq e shiti Kosovën për disa hua amerikane”

Politikani serb, Mlladjan Gjorgjeviq, ka akuzuar sot presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, se e ka shitur Kosovën për disa hua amerikane.

Këto deklarata Gjorgjeviq i ka bërë pasi DFC-ja amerikane ka hapur dje zyrën në Beograd.

“Ky është një mashtrim tjetër për qytetarët e Serbisë që rrjedh nga e ashtuquajtura marrëveshje e Washingtonit. Vucic e shiti Kosovën për disa hua amerikane”, ka thënë Gjorgjeviq.

Gjorgjeviq tutje ka thënë se tashmë po shihet që marrëveshja e Washingtonit nuk ka të bëjë me investime direkte financiare, por ekskluzivisht borxhe të reja që sipas tij do të duhet t’i paguajnë qytetarët e Serbisë.

 Politikani serb ka akuzuar gjithashtu Vuçiqin që i ka acaruar raportet me Rusinë dhe Kinën dhe se ia ka servuar Kosovës në pjatë njohjen nga Izraeli.

(Kosova Sot Online)