Shërohen 85 persona për 24 orë në Kosovë

  • E.K /
  • 23 September 2020 - 15:15
Shërohen 85 persona për 24 orë në Kosovë

Në 24 orët e fundit janë shëruar 85 persona nga COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, përmes një postimi në Facebook.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 85 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.900 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.754“, thuhet në njoftimin e tyre.

(Kosova Sot Online)