Një person ka humbur jetën pasi u godit nga rrufeja

  • A.P /
  • 27 June 2026 - 15:05
Një person ka humbur jetën pasi u godit nga rrufeja

Një 68-vjeçar ka humbur jetën në Përmet, pasi u godit nga rrufeja ndërsa ndodhej nё mal.

Viktima është S. K., i cili ndodhej në malin Trebeshin në vendin e quajtur Zaçe Be në momentin e tragjedisë.

Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet, ndërsa goditja nga rrufeja dyshohet të ketë qenë shkaku i vdekjes së 68-vjeçarit. 

(Kosova Sot Online)