Lukashenko u betua tinëz si president, vjen reagimi i Amerikës

  • A.P /
  • 23 shtator 2020 - 22:42
Lukashenko u betua tinëz si president, vjen reagimi i Amerikës

SHBA-ja nuk mund ta konsiderojë Aleksandër Lukashenko si presidentin e zgjedhur ligjërisht të Bjellorusisë, tha sot Departamenti amerikan i Shtetit, pas betimit të tij të fshehtë për një mandat të gjashtë.

“Zgjedhjet e 9 gushtit nuk ishin as të lira dhe as të drejta. Rezultatet e njoftuara ishin të manipuluara dhe nuk japin asnjë legjitimitet”, tha një zëdhënës i diplomacisë amerikane në një deklaratë.

Alexander Lukashenko, rizgjedhja e të cilit po kundërshtohet shumë nga protesta masive, u betua papritur sot në një ceremoni që u bë publike vetëm më pas.

Njoftimi menjëherë ndezi një protestë të re të opozitës në Minsk.


(Kosova Sot Online)