Ushtroi dhunë ndaj 2-vjeçarit në çerdhen ku punonte, procedohet penalisht 61-vjeçari

  • E.K /
  • 24 September 2020 - 10:39
Ushtroi dhunë ndaj 2-vjeçarit në çerdhen ku punonte, procedohet penalisht 61-vjeçari

Një rast dhune ka ndodhur në një çerdhe private në Durrës. Burime zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës bënë me dije se është proceduar penalisht shtetasi G. D., 61 vjeç, banues në Durrës.

61-vjeçari dyshohet se në ambientet e çerdhes private për fëmijë ku ai punon, ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije të mitur 2 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)