Një grua dhe një burrë ndalohen në Han të Elezit, kaluan ilegalisht kufirin

  • E.K /
  • 24 September 2020 - 11:28
Një grua dhe një burrë ndalohen në Han të Elezit, kaluan ilegalisht kufirin

Një grua dhe një burrë janë ndaluar në Han të Elezit pasi kanë kaluar ilegalisht kufirin Maqedoni e Veriut-Kosovë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 13:40. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Janë ndaluar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovare, pasi që të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin Maqedoni e Veriut – Kosovë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. 

(Kosova Sot Online)